Një vogëlush vetëm 8 vjec mori mësime virtualisht për ngarjen e makinës, falë videove të publikuara në YouTube. TechSot.al shkruan se i mituri i shikonte fshehurazi prindërve videon, që më pas e vuri në jetë, duke marrë makinën e të ëmës, dhe së bashku me motrën 4 vjecare, shkaun të hanin një cheeseburger.

Ngjarja e rrallë ndodhi në një qytezë të Ohajos. Sipas autoriteteve, vogëlushi ka përfituar që prindërit kanë shkuar të flinin dhe menjëherë u vu në drejtim të timonit të makinës, dhe së bashku me motrën shkuan në një pikë McDonald’s.
Pasi ka përshkuar rreth një kilometër duke zbatuar të gjithë sinjalistikën rrugore në limitet e shpejtësisë thekson TechSot.al, vuri në zbatin frutin e asaj që kishte parë në filmimet në YouTube.

Më pas është ndalur tek McDonald’s me makinën me sinjal bllokazhi për të bërë porosinë dhe ka paguar me kursimet e tija. Vetëm më pas, punonjësit e fast food vunë re se prindërit nuk ishin në makinë me dy vogëlushët. Vet prindërit u njoftuan nga një mik i familjes për ngjarjen, që rastisi duke darkuar në të njëjtin ambient./TechSot.al/