Broadcom ka prezantuar një ofertë prej 23 miliardë dollarësh për të blerë divizionin chip të Toshibas, duke fituar raundin e parë të ofertave, ku morën pjesë 10 kompani. TechSot.al shkruan se në garë për divizionin chip të Toshibas është edhe Foxconn që së bashku me Broadcom, është pranuar në raundin e dytë të ofertave të ankandit.

Nëse Toshiba nuk do të ishte një kompani japoneze, apo një një sipërmarrje e përbashkët japaneze-amerikane, për kryeministrin Shinzo Abe do të ishte një problem, pasi aktivitetet që zhvillon janë cilësuar të një strategjie të veçantë.

Për konglomeratin nipotik të themeluar në vitin 1975, TechSot.al shkruan se është në rrezik vazhdueshmëria e saj, pasi llogaritë financiare nga 9 muajt e fundit deri në prill, evidentojnë një gropë në rreth 4 miliardë eurosh që ka shkaktuar një percarje të madhe të grupit, dhe zhvlerësim të tij./TechSot.al/