Pas ankesave të përdoruesve WhatsApp ka bërë një hap pas dhe ka njoftuar rikthimin e tekstit të statusit të përdoruesit. Ky i fundit raporton TechSot.al ishte zhdukur në mes të shkurtit për t’i lënë vendin fototve dhe videove që veteliminohen pas 24 orëve, njësoj si modeli i Storie të Snapchat.

Që nga java e ardhshme, në telefonat Android, dhe shumë shpejt edhe në iPhone, funksioni do të rifigurohet. Pra njëkohësisht mund të rikthehen shkrimet dhe mesazhet e tipit “Po fle”, “i padisponueshëm”, por edhe fraza që përshkruajnë gjendjen tonë emocionale, citime, apo lojëra fjalësh

Mesazhi i statusit, që del poshtë emrit të cdo kontakti në WhatsAp, ishte sakrifikuar për të integruara 22 shkurtin e kaluar, një status të ri, foto, video dhe GIF, të personalizuara me emoji, dhe teste e dizenjo përmes fotokamerës së aplikacionit shkruan TechSot.al.

Këto përmbajtje multimediale, janë të dukshme nga të gjithë, dhe mbi të gjitha fshihen pasi kanë kaluar 24 orë. Një funksion i tillë do i vihet në dispozicion përdoruesve, edhe pas rikthimit të tekstit të statusit.
Statusi i ri, sipas portalit TechSot.al, të kujton shumë për nga ngjashmëria Storiet e Snapchat, që Facebook i ka integruar në platformën e tij, duke filluar nga Instagram, për t’i shtrirë më pas te appp e Facebook, WhatsApp e Messeger./TechSot.al/