Trump dhe republikanët hedhin në koshin e plehrave një tjetër reformë të trashëguar nga administrata e paraardhësit Obama. techSot.al ka mësuar se bëhet fjalë për sigurinë online dhe privatësinë e përdoruesit.

Pas Senatit, edhe kongresi ka aprovuar bllokimin e normativës që i ndalon një provajderi si At&T, Comcast apo Verizon, të mbledhin të dhëna nga klientët e tyre, pa konsensuesin e tyre. Në mesin e të dhënave që u mblidhen klientëve shkruan TechSot.al, janë dhe kronologjia e kërkimeve të tyre online, apo gjeo lokalizimi, numri i rrjeteve sociale që shohin, apo aplikacionet e shkarkuara nga dyqanet dixhitale.

Dhoma ka dërguar normativën e re që mban firmën e Donald Trump. Normativa kaloi me 215 vota pro, dhe 205 kundër, duke hedhur poshtë reformën e mëparshme të OBamës që detyronte operatorët telefonikë të kërkonin leje nga klientët për të marrë akses në aktivitetet e tyre online.

Kompanitë online të internetit si Google e Facebook tashmë pohon TechSot.al, nuk do të kenë asnjë lloj detyrimi të kërkojnë dakordësinë nga perdoruesit për të kontrolluar navigacionin e tyre, apo të futur inserte publicitare./TechSot.al/