Është zbuluar identikiti i teknofobëve, apo thënë ndryshe i atyre që vuajnë nga një lloj i ri frike, ai i zhvillimit teknologjik. TechSot.al thotë se bëhet fjalë kryesiht për persona që nuk kanë shumë informacion mbi aftësitë e robotëve apo inteligjencës artificiale, dhe kanë frikë mos i vjsdhin vendin e punës. Identikiti është publikuar në revistën Social Science Computer Review.

Studimi raporton TechSot.al është bazuar mbi rezultate të raporteve vjetore mbi frikën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i Chapman University, ku janë intervistuar 1.541 persona. Duke ekzaminuar të dhënat, kërkuesit kanë zbuluar që teknofobia godet personat më pak të shkolluar, gratë dhe njerëzit me ngjyrë.

Terrori më i madh vlereson TechSot.al është ai i humbjes së vendit të punës për shkak të teknologjisë inovatore, që shfaqet me shqetësime mendore apo ankth. Në 76% të rasteve, tekbnofobët thonë se kanë ndjesinë se dicka e tmerrshme mund të ndodhë./TechSot.al/