Pika e dobët e robotëve? Inteligjenca. TechSot pohon se duhet importuar nga jashtë, për këdo robot, pavarësisht kompanisë që i përket, si në rastin e autonomeve të cfarëdolloj kolosi të hi-tech.
Massachussets Institute of Technology (Mit) dhe Universiteti i Bostonit kanë menduar të iniciojnë dhe eksperimentojnë kontrollin përmes mendimeve.

Për më tepër, TechSot.al raporton se sistemi ëhstë menduar për të mësuar robotët humanoid të ndjekin aksione specifike, njësoj sic do të bënte një person, në mënyrë që të jenë të ngjashëm nga botkuptimi dhe veprimet në praktikë.

Detajet do të prezantohen në konferencën ndërkombëtare të Robotikës dhe Automatizimit, e parashikuar të mbahet në maj në Singapor. Studiuesit kanë ngritur një sistem që u mundëson njerëzve të korrigjojnë gabimet e robotëve, dhe kjo valë përdorimit të valëve cerebrale. Testimet janë kryer tashmë mbi robotët njerëzor të quajtur Baxter shkruan TechSot.al.

Në ndryshim nga studimet e kaluara ku njerëzve u mësoj të mendonin në mënyrë të ngjashme me kompjuterin, këtë herë kërkuesit janë përqendruar tek sinjalet cerebrale të gjeneruar kur truri vëren një gabim, që shfaqet me siglën ErrP.

Janë pikërisht këto që robotët përdorin për të kuptuar nëse një person ëhstë dakord me vendimet e tij. Nëse roboti nuk është i sigurtë për vendimin e tij thotë TechSot.al, mund të stimulojë përgjigjen e njeriut që e monitoron për të pasur një veprim më të ristrukturuar./TechSot.al/