Edhe pse është një pajisje e shkëlqyer , dhe iPhone 7 është një smartfonë që ka dal ka pak muaj dhe ka rezultuar i sukseshëm , TechSot.al ju sugjeron që të mos investoni për një iPhone këto kohë.

Për arsyje se iPhone 8 është afër lancimit.

Ka shumë aryje për të besuar se pajisja e ardhshme e Apple do të sjell një ndryshim aq të madh në fushën mobile saqë do të ishte një lëvizje aspak i zgjuar që të investonit në një telefon tjetër.

Një raport nga Wall Street Journal tregoi se Apple nuk do të vinte më portën e ndricimit në iPhone 8 , duke e zëvëndësuar atë me një USB-C.

Pra karikuesit dhe kufjet që përdornit në këto porta , tani do të jenë të padobishme.

Gjithashtu nga thashethemet që kemi dëgjuar për iPhone 8 kemi kuptuar që do të kemi një ekran OLED, një bateri që zgjat më shumë , karikim wireless dhe identifikues të fytyrës.

Pra nëse keni ndërmend të harxhoni para për një iPhone , më mirë ruajini për iPhonin më të mirë./TechSot.al./