Samsung ka zbuluar Bixby, asistentin virtual që do të konkurrojë me analogët e Apple, Google, Microsoft e Amazon. TechSot.al ka zbuluar se ky asistent do jetë i disponueshëm në smartphone Galaxy S8, që do të prezantohet zyrtarisht tek smartphone Galaxy S8, më 29 mars në nëj event në Nju Jork.

Bixby synon të diferencohet nga rivalët pohojnë burime të Samsung për portalin tonë teknologjik. Diferenca është e dukshme nga rivali Siri i Apple. Psh ky i fundit përgjigjet u përgjigjet argumentave mbi cështje të ndryshme, si kryeqyteti i një shteti apo rezultati i ndeshjes së fundit të Juventus, ndërkohë që Bixby shkruan TechSot.al përfaqëson në mënyrë thelbësore, një lloj mënyre të re ndërveprimi me smartphone.

Në praktikë, asistenti do të kontrollojë aplikacionet e përputhshme, duke përdorur të gjitha funksionet, përmes komandave lokale, që do të zëvendësojnë përdorimin e gishtave mbi ekran, shpjegon Injong Rhee, zv.presidenti i Samsung. Do të jetë inteligjent mjaftueshëm sa për të kuptuar komandat edhe kur informacioni nuk është i kompletuar./TechSot.al/