Pak ditë nga prezantimi i Galaxy S8, telefoni i fitores, Samsung fik përfundimisht Galaxy Note 7, smartphone shitjet për të cilin ishin pezulluar pas problemit me baterinë. Pas një seri thirrjesh dhe një programi zëvendësimi shkruan TechSot.al, kompania koreane ka vendosur të bëjë një përditësim të softëare brenda fundit të muajit, që i heq aftësinë e karikimit telefonit Galaxy Note 7, në të gjithë botën.

Por TechSot.al shpjegon se e vetmja mënyrë për të përdorur smartphone do të jetë nës embahet përgjithmonë i lidhur me korentin, duke u shndërruar në një telefon fiks. Pavarësisht pezullimit të shitjeve, thirrjes për ta hedhur, dhe ndalimit të përdorimit në avion, disa përdorues në botë e kanë mbajtur, ndoshta si koleksion.

Ndërkohë, sipas TechSot.al, lancimi i Galaxy S8 i parashikuar për më 29 mars në Nju Jork, ka shtuar thashethemet e kuriozëve online. Mes të rejave më të fundit, është asistenti personal Bixby, që synon të sfidojë Sirin e Apple./TechSot.al/