Transplanti i qelizave staminale të dhuruesit tashmë është i mundur. TechSot.al ka mësuar se është realizuar me sukses ndërhyrja e parë në botë. Ka qenë Japonia, sheti i njohur për zhvillimin e teknologjisë që ka kryer transplantin tek një burrë të sëmurë nga retina, me kosto të ulët.

Premisat thonë mjekët janë që të kryhen të tjera ndërhyrje të programuara duke u bazuar në qelizat e riprogramuara. Rezultati i publikuar në revistën Nature, mund të jetë hapi i parë domethënës për mjekësinë rigjeneruese.

Megjithatë, TechSot.al raporton se mjekët që morën pjesë në ndërhyrje thonë se do monitorohet rezultati i transplantit ditët në vijim, dhe nëse cdo gjë rezulton sipas parashikimit, ky parim do të aplikohet në qindra mijëra raste pacientësh.

Pacienti japonez, rreth 60 vjeç, kreu transplantin për të kuruar “Degjenerimin makular” që godet retinën e syrit, dhe sjellë pasoja deri në verbim. Në syrin e pacientit thotë TechSot.al, u transplantuan qeliza të marra në lëkura e një dhuruesi anonim, të riprogramuara më pas për t’u zhvilluar në qelizat e retinës së syrit./TechSot.al/