Nga shamija islamike te Yoga, nga dhënia e fëmijës qumësht gjiri, te vampirët. këtë verë telefonat smart do të pasurohen me 69 emoji të reja. Konsorciumi Unicode pohon TechSot.al që merret me kodifikimin e tyre ka stabilizuar listën përfundimtare të emojeve që do vijnë në fund të gushtit. Dizenjot variojnë nga fytyrat klasike të verdha, tek sporti, ushqimi, veshjet, etj.

Duke konsideruar versionin mashkullor dhe femëror, plus ngjyrën e lëkurës, numri i imazheve shkon në 239. Kundër diskriminimit shkruan TechSot.al, janë tre emoji, të rinjtë, të rriturit, dhe të moshuarit, me seks të papërcaktuar femër apo mashkull.

Në listën e fytyrave të verdha hyjnë dhe ato me monokol dhe ato me gishtin para gojës në shenjë për të heshtur, të qeshurat e fshura me dorën para, të vjellat, etj. Me mjaft imagjinat vjen kapitulli fantasy, me magjistarët, zombit apo gjeniun e llampës, elftëm vamipërët, zanat dhe tritonët.

Mes ushqimeve, sipas TechSot.al, bëjnë pjesë tortat, cerealët, sanducët, bizkotat, brokoli, lajthitë, etj. Ndërsa kafshët prezantohen me gjirafën, zebrën, por edhe me T-Rex, dinozaurin Sauropoda. Sporti përfaqësohet me përpjekjet për t’u ngjitur mbi shkëmb, gurët dekorativ, dhe slitat. Ndërsa garderoba, më fund ka brenda pallto, këpucë, doreza, corape dhe shkopin e besjbollit./TechSot.al/