Galaxy S8 ende pa dalë në treg mund ta blini në Kinë. TechSot.al ka mësuar se smartphone i pritshëm falë të cilit Samsung shpreson të lërë pas dështimin me Note 7, tashmë mund ta blini në Kinë. Të paktën këtë shpresojnë prodhuesit që kanë krijuar klonin e aparatit të Samsung, i cili nuk është perfekt si Galaxy S8, por për një sy të pastërvitur dhe pakujdesshëm mund t’ia shesësh sapunin për djath.

Kloni i Galaxy S8, që techSot u ka informuar më herët se do prezantohet zyrtarisht më 29 mars në Nju Jork, është prodhuar në bazë të thashethemeve jozyrtare që kanë dalë shpesh online, mbi të dhënat e aparatit smart të gjeneratës së re të Samsung.

Klonin e smartphone e ka demonstruar një përdorues i rrjetit social kinez Ëeibo,, që ka publikuar disa foto. nga imazhet evidentohet se ka ndryshime të lehta origjinali nga kopja. Psh Korniza e parme e ekranit është më e madhe se ajo e pasme. fotokamera dhe njohësi i gjurmëve dixhitale, duken se kanë dimensione më të mëdha në versionin kinez.

Klonimet kineze të smartphone shkruan TechSot.al, nuk janë risi në botën e teknologjisë. Edhe Galaxy S7, paraardhësi i telefonit të ri të Samsung ka qenë një nga shënjestrat. të njëjtin fat ka pasur dhe iPhone i Apple, rivali direkt i koreanojugorëve./TechSot.al/