Në një intervistë për Vogue , këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez , e cila është gjithashtu personi më i ndjekur në Instagram me plot 113 milionë ndjekës , ka rrëfyer se ajo vet nuk e ka në kontroll llogarinë e saj në instagram.

Gomez gjithashtu sipas burimeve te TechSot.al u shpreh se e ka fshirë aplkacionin nga telefoni i saj dhe se nuk e ka as fjalëkalimin e llogarisë së saj.

Lind pyetja se kush atëherë poston në emër të saj ? Epo si shumë të njohur edhe Gomez ka një asistent që merret me rrjetet sociale.

Në momentin që u bëra personi më i ndjekur në Instagram, u frikësova u shpreh Gomez.

Gomez sipas TechSot.al u shpreh se ishte varur kaq shumë nga Instagrami saqë sapo zgjohej e kontrollonte telefonin dhe para se te flinte.

Pra mund të themi që dhe njeriu më i ndjekur i Instagram i ka ardhur në majë të hundës ky aplikaicon./TechSot.al./