Skandali i publicitetit që nxit dhunës, që demonstron YouTube, teksa përdoruesit janë duke parë një video, mund t’i kushtojë shtrenjtë Google. Bojkotimi nga ana e insertcionistëve, që po ia mbathin nga platforma për të mos dëmtuar imazhin e markës së tyre, mund të jetë peshë e rëndë për kompaninë, që sipas TechSot.al do të ketë një humbje prej 750 milionë dollarësh.

Një shifër e madhe që përfaqëson vetëm një pjesë të të ardhurave të Big G. Ndërhyrja në spote të 250 markave evropaine, amerikane australiane, është marrë në shqyrtim nga analistët financiarë të Nomura Instinet. Sipas tyre, përfitimet financiare të YouTube në vitin 2017, do të jenë në rënie me 7.5% krahasuar me një vit më parë, duke zbritur me 755 milionë dollarë, për të dhënë në total nga 10.2 në 9.5 miliardë dollarë

Ky shqetësim është inegzistent për Britaninë, ku kompanitë vazhdojnë të jenë të lidhura me YouTube. techSot.al ka mësuar se brandet në arrati nga platforma e Google janë L’Oreal, McDonalds, Coca-Cola, nga Volksëagen tek Renault gjithashtu edhe Verizon apo AT&T, Vodafone, Nestlé dhe Johnson & Johnson./TechSot.al/