Facebook është duke shtuar një funksion për “ngritje fushatash personale” sot, duke marrë përsipër shërbimet të quajtura si “GoFundMe”. Opsioni i ri do të lejojë njerëzit të mbledhin fonde bamirëse për emergjencat dhe çështje të tjera të rëndësishme nga miqtë e tyre në rrjetin social.

Ju mund të kujtoni se Facebook fillimisht e ka shtuar këtë opsion për mbledhjen e fondeve në vitin 2015, por kjo zbatohej vetëm për organizatat jo-fitimprurëse. Opsioni i ri lejon pothuajse këdo për të nisur një fushatë për ngritje fondesh (në qoftë se ata jetojnë në SHBA).

Facebook ka një avantazh të veçantë mbi platformat e tjera për mbledhjen e fondeve në atë që mund të lëvrojë drejtpërdrejt rrjetin e miqve. Ju mund të shihni profilet reale të njerëzve, kur ata kërkojnë për të holla, si dhe miq të tjerë të cilët janë duke kontribuar në një kauzë të caktuar./TechSot.Al