Facebook po bëhet gati që të përqafoje plotësisht animacionet GIF.

Rrjeti social po teston aftësinë për të shtuar përdorimin e GIF në komente sipas TechSot.al.

Kjo nuk është hera e parë e përfshirjes së GIF në platformën facebook .

Që në 2015 përdoruesit kanë qenë në gjendje që të përdorin GIF si postime por tani mund ti përdorin edhe në komente.

GIF deri tani kanë qenë të disponueshëm në Apple Message dhe Facebook Messenger madje edhe Twitter i ka .

Fundja kushdo do e preferonte një GIF të mirë e të përshtatshëm në krahsim me cdo lloj mjeti tjetër për të komentuar.

Facebook do të fillojë testimin e komenteve GIF javën tjetër me një përqindje të vogël përdoruesish.

Mendohet sipas burimeve të TechSot.al se do të punojë në të njëjtën mënyrë sic punon në Messenger , pra deri diku me të njëjtën ndërfaqe./TechSot.al/