Pas dështimit të Galaxy Note 7 që u tërhoq nga tregu për problemet me baterinë shpërthyese, erdhi më në fund dita e dominimit për Samsung. TechSot.al shkruan se në Nju Jork do të prezantohet sot, Galaxy S8, rivali direkt i iPhone.
Lancimin mund ta ndiqni direkt në Live Streaming në TechSot.al duke nisur nga ora 17:00 në këtë link. (KLIKO KETU)

Prej javësh qarkullojnë në rrjet shumë thashetheme rreth modelit të S8. Sipas Techsot.al ka një ekran 5.8 polësh, kundrejt atij 5.1 polësh të S7,(modeli i mëparshëm i Samsung), ndërkohë që versioni Plus, do të vijë me ekran 6.2 polësh.

Ekrani do jetë gjithmonë e më i plotë, falë kornizës së prerë në cepa. Zhbllokimi do të bëhet përmes retinës së syrit, ka një procesorë potencialë dhe karikim shumë të shpejtë.

Risia e software mbetet asistenti virtual Byxby, rivali i Sirit të Apple shkruan TechSot.al. në tregje do të shitet masivisht nga fundi i muajit prill./TechSot.al/