Sensorët biometrikë me shumë mundësi mund të zbarkojnë edhe tek kufjet pa fije lidhëse të Apple. Sipas techSot.al, kjo bëhet me arsyetimin e rritjes së cilësisë së dëgjimit, por edhe për të monitoruar vlerat relative të shëndetit të përdoruesit. Sugjerimi vjen nga tre kompani që kanë patentën, të cilat i kanë depozituar në shoqërinë e Kupertinos, citon portali Apple Insider.

Të quajtur “Kufje me sensorë biometrikë” kompanitë që kanë patentën përshkruajnë kufjet pa fije si integruese të të paktën një sensori biometrik. Imazhet e para ilustruese demonstrojnë aparate të mëdhenj akustik me funksion të avancuar. Teknologji që mbledhin të dhëna dhe vlera përmes kanalit të veshit për t’u integruar më pas në AirPods të gjeneratës së fundit.

TechSot.al pohon se supozohet që për të lehtësuar frekuencën kardiake apo presionin e gjakut, përvecse për të eliminuar zhurmat dhe tingujt e besdisshëm përgjatë dëgjimit. Një patentë përshkruan psh edhe inserimin e një sensori për matjen optike për frekuencën kardiake, teknologji që është aktualisht e integruar në Apple Watch./TechSot.al/