Disa njerëz thjeshtë smund ti bëjnë ball tundimit për të marr me vetë telefonin gjatë kohës që lahen në vaskë .

Dhe sipas një studimi shumë persona shkojnë deri aty sa dhe të marrin karikusen e telefonit me vete në banjo.

Sipas burimeve të TechSot.al 32 vjecari Richard Bull në Londër vdiq nga një shok elektrik që ai pësoi kur karikuesi i tij i iPhonë preku ujin e vaskës në të cilin ai ishte.

Apple u njoftua që të vendoste paralajmërime për përdoruesit në mënyrë që të mos pësonin të tilla aksidente.

Sipas burimeve të TechSot.al aksidente të tilla janë të rralla ama njerzit duhet të njoftohen që të mos marrin me vete pasjisje të tilla në banjo.

Duhet të kihet parasysh se cfarë do lloj pajisje të jetë , nëse është e lidhur me rrymën , rreziku është shumë i madh.

Por ama shumë njerëz nuk e dijnë këtë , ose nuk duan ta dijnë pasi kjo do të thotë se duhet të shkëputen nga telefonat e tyre./TechSot.al./