Apple do të realizojë në Kinë, dy qendra të tjera të zhvillimit dhe kërkimeve. TechSot.al ka mësuar se një do jetë në Shanghai ndërsa tjetra në Suzhou, pas dy të parave të vendosura në Pekin dhe Shenzhen. të katra do të jenë operative brenda fundit të vitit.

Talentet janë thesari më i madh i Kinës, punonjësit sektorin e prodhimit, zhvillimit të apkikacioneve dhe dizajnerat, mund të ndihmojnë në rritjen e kompanisë Apple në Kinë deklaroi numri një i mollës së kafshur Tim Cook. Ky i fundit mori pjesë në edicionin e 18 të China Develop Forum i mbajtur në Pekin.

Apple po angazhohet duke investuar 3.5 miliardë Yuan, ose rreth 500 milionë dollarë në qendrat në Kinë i thanë burime techSot.al, bazuar në të dhënat që grupet lokale do zhilojnë një sërë aplikacionesh të reja, në bashkëpunim të ngushtë me qendrën.

Qendrat R&D, janë aktualisht në kërkim të të diplomuarve nga universitete me emër në Kinë, mes të cilave, University, Tsinghua University e Jiao Tong University./TechSot.al/