Google , Apple, Microsoft dhe Amazon kanë kundërshtuar presidentin Trump këtë javë në lidhje më ligjin e ri të miratuar që ështe tërësisht anti klimatik.

Këto kompani janë të angazhuar për të përdorur energjinë e rinovueshme për të luftuar ndryshimet klimatike, sipas TechSot.al

Të martën presidenti Trump ka nënshkruar një urdhër ku i kërkon Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit që të rimendoje rregullat mbi mbrojtjen e mjedisit.

Por gjigantët e industrisë së teknologjisë nuk kanë rënë dakort.

Kompanitë janë shprehur se besojnë në konceptin e Energjisë së rinovueshme të pastër për shkak të ndryshimeve klimatike.

Apple dhe Google sipas burimeve të TechSot.al e kanë provuar se përpiqen bazhdimisht që të gjitha operacionet e tyre ti kryejnë me anë të energjisë së rinovueshme .

Madje Google është shprehur se që nga viti tjër zyrat e tij dhe qëndrat e të dhënave do të punjnë tërësisht me energji të rinovueshme.

Trump nga ana e tij ka marr një përqasje tërësisht ndryshe./TechSot.al/