Ditët e sotme mund të bëni ctë doni me një smartfonë .

Kjo është një gjë e mirë në përgjithësi , por ama ndryshon puna kur bëhet fjalë për fëmijët.

Teknologjia sot i ka ekspozuar fëmijët ndaj gjërave që sduhej.

Aplikacioni i ri  në Android, Family Link po synon që ta zgjidh këtë problem.

Sipas TechSot.al i lejon prindërit që të krijojnë një llogari Google për fëmijët e tyre dhe nga aty ato mund të monitorojnë se cilat aplikacione mund të përdorin dhe për sa kohë.

Ajo cfarë duhet të bëni është që fëmija të ketë një pajisje Android me sistemin Android 7.0 Nougat ose më shumë. Gjithaashtu aplikacioni duhet të shkarkohet në pajisjen e tyre dhe të krijojnë një llogari për fëmijën e tyre.

Sapo të bëhet kjo , raporton TechSot.al se prindërit mund të përzgjedhin se cilat aplikacione sduhet të përdor fëmija i tyre.

Prindërit mund të shikojnë ekzaktësisht sesa minuta shpenzon fëmija i tyre në cdo aplikacion , madje mund të marrin një raport të përjavshëm dhe mbi të gjitha mund të vendosin ato vet se sa kohë i lejohet cdo fëmije që të përdor telefonin.

Google shprehet sipas burimeve të TechSot.al se ky aplikacion është për fëmijët nën 13 vjec ./TechSot.al./