“Federal Trade Commission”, agjencia amerikane që merret me tutelën e konsumatorit, ka akuzuar kompaninë amerikane Vizio, se ka përdorur 11 milionë dollarë për televizorë interaktivë, për të spiunuar klientët e saj. TechSot.al pohon se në këtë mënyrë, konfirmohen zërat që qarkullojnë online prej nëntorit 2015.

Prodhuesi i televizorëve ka pranuar t’i paguajë 2.2 milionë dollarë, FTC-së, dhe zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Nju Xhersit, për instalimin tek televizorët e saj, të softëerëve të aftë të mbledhin të dhëna sekrete të klientëve. TechSot.al ka mësuar se këto të dhëna, më pas u shiten palëve të treta të interesuara.

Prej vitit 2014, Vizio ka realizuar prodhimin e televizorëve smart, që kapin në cdo sekondë reagime të spektatorëve që kanë përballë. “Federal Trade Commission”, thotë se rasti i Vizeo, është një provë që Smart TV dhe aparaturat e tjera inteligjente, mbledhin për llogari të kompanive të ndryshme, më tepër nga sa duan të tregojnë përdoruesit.

Ky është rasti i parë në botë që ndodhë kjo gjë raporton TechSot.al. Në shënjestrën e autoriteteve për akuza të ngjashme, janë edhe Microsoft, LG e Samsung./Techsot.al/