Publikuesit në snapchat po e gjejnë të vështirë që të gjejnë një publik për përmbajtjen e tyre sipas një studimi të ri nga firma Fluent.
Pavarësisht faktit se Snapchat është shtëpia për shumë njësi të medias sic është CNN, The Ëall Street Journal etj , përdoruesit duket sikur nuk u interesojnë fare këto lajme.
Gati 61% e 3327 e të rriturve amerikanë sipas TechSot.al kanë thënë se nuk ndjekin asnje nga këto organizata në snapchat.
E njëjta gjë vlen dhe për reklamat, ku 69% thonin se përpiqen që ti shmangin të gjitha reklamat në snapchat.
Kjo shifër shkonte në 80% për moshat 18-24.
TechSot.al raporton se Snapchat fiton shumicën e të ardhurave nga reklamat gati 404.5 milionë dollarë.
Ky studim nuk është aspak i këndshëm për kompaninë pasi po përpiqet që deri në mars të rrisë platformën e reklamave./TechSot.al/