Dy studiues në Mynih kanë gjetur prova të forta që sugjerojnë në mënyrë ironike se askush realisht nuk do që të shikoje fotot tuaj selfie.

Sara Deifenback dhe Lara Christoforakos i Universitetit Ludëig Maximalians të Mynihut publikuan një studim në Frontiers in Psychology në Janar të titualluar ” Paradoksi i Selfie: Askush nuk do që ti shikoje por prap të gjithë kanë arsyje për ti bërë ”

TechSot.al raporton se nga 238 njerëz të survejuar, 77% e tyre thanë se ato bëjnë selfie të paktën njëherë në muaj dhe 49% e tyre thanë se ato e bëjnë dicka të tillë të paktën njëherë në javë, ndërsa 2% e tyre thanë se nuk preferojnë të postojnë selfie në mediat sociale.

Shumë prej tyre ranë dakort se selfiet kanë pasoja negative pasi ato krijojnë një vetvlerësim jo realist dhe një paraqitje siperfaqësore që nuk e përshkruan sic duhet dikënd.

90% e pjesëmarrësve thanë se i shikojnë fotot selfie të të tjerëve mendojnë se e bëjnë për vetë reklamim por vetëm 46% e tyre e thanë këtë për selfiet e tyre.

Këto shifra sugjeruan se të gjithë e pëlqejnë të bëjnë selfie , por askush nuk dëshiron që ti shikoje ato./TechSot.al/