Sony ka zbuluar kartën e memories SD, më të shpejtë në botë. TechSot.al ka mësuar se karta që quhet
SF-G, është e ideuar për shkrepje fotografike me cilësi të lartë, dhe për video me definicion 4K, që shfrytëzojnë shpejtësinë e fuqisë 299 MN për sekond. E ngjahsme me shpejtësinë e leximit prej 300 MB për sekondë, kryesiht gjatë transferimit të fileve.

Super karta e memories, sipas TechSot.al do të jetë e disponueshme nga muaji mars në tre formate, përfshirë dhe hapësirë e arkivimit prej 32, 64 ose 128 GB. Por TechSot thekson për lexuesit e saj, se pavarësisht informacionit që ne disponojmë, ende nuk dihet cmimi që karta do të hidhet në treg.

Përdoruesit gjithsesi do të kenë edhe një softëare shpëtimi për file, për të rikuperuar foto, apo dokumenta të tjera të kanceluara aksidentalisht. Me shtimin e shkrepjeve të vazhdueshme të imazheve me cilësi të lartë, dokumenta të tjerë mund të fshihen në mënyrë aksidentale, nga nxitimi për të krijuar hapësirën e nevojshme, për fotot apo videt në formatin 4K, me aparatin Reflex e Mirrorless.

Në këtë mënyrë, bëhet e domosdoshme nevoja për një kartë memorie më të madhe thotë Romain Rousseau, menaxher i produkteve të marketingut në kompaninë Sony për Evropën./TechSot.al/