Siguria, “lajmet e rreme ‘, angazhimi civil dhe gjithëpërfshirja. TechSot.al shkruan se në një manifest të publikuar natyrisht, në faqen e tij në Facebook Mark Zuckerberg i përgjigjet kritikave dhe mbron globalizimin. Më shumë se 6 mijë fjalë, pavarësisht se milioneri i ri ka mohuar në mënyrë të qartë ambiciet e tij politike, kjo interpretohet nga analistët si një fjalim nga një president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

TechSot.al raporton se Donald Trump dhe cështja e BREXIT nuk janë përmendur në mënyrë direkte, por letra e themeluesit të Facebook cilësohet si një himn për “unitetin e qenieve njerëzore kundër ndarjeve” dhe “pro vlerave të komunitetit kundër polarizimit” dhe “barazi ndaj hendekut social”.

Një program pak “i paqartë”, politikisht por shumë të qartë në një pikë. Drita që do të na udhëheqë drejt dalje nga tuneli është Facebook. “Progresi dhe përparimi ka nevojë që njerëzimi të jetë i bashkuar jo vetëm në qytete dhe kombe por si një komunitet global,” shkruan i frymëzuar Mark Zuckerberg.