Krijimi me tullat Lego bëhet rrjet social, duke u shndërruar në një kanal komunikimi për fëmijët. Kompania ka lancuar një rrjet social ad hoc për më të vegjlit. TechSot.al ka mësuar se Lego është ekskluzivisht për fëmijët deri në 13 vjec. Emërtimi është Lego Life raporton portali CnetNews, dhe ka sjellë një aplikacion, që përvecse ndarjes së mendimeve virtualisht, fëmijët komunikojnë përmes fotove, dhe kokave të emoji.

Pas një testimi në Britani, aplikacioni debuton edhe në SHBA, Gjermani, Francë dhe Danimarkë. Spanja dhe Italia do jenë vendet e ardhshme ku do jetë prezentë dhe i disponueshëm aplikacioni.

Rrjeti Social shkruan Tech Sot.al, ka menduar për fëmijët e moshës 8-12 vjecarë, dhe propozon foto, video dhe lojëra realitive, në botën e tullave të ngjyrosura. Hapësira virtuale do të monitorohet nga moderatorë të rritur, deklaron kompania, për t’u siguruar që fëmijët nuk përdorin materiale të dëmshme për grupmoshën e tyre./TechSot.al/