Roaming i ka ditët e numëruara. TechSot.al ka mësuar se nga 15 gushti, askush nuk do ta paguajë ekstra, për telefonata, sms, apo navigim në initernet, teksa udhëton në një nga vendet e Bashkimit Evropian. Duke u nisur nga Franca, apo teksa vizitojmë Spanjën, do të paguajmë telefonata, sms dhe internetin, me tarifa të njëjta si në vendet tona. Një treg i vetëm, një tarifë e vetme, që sapo bëhet njëherë, vlen për të gjithë afatin kohor.

Ky është hapi i fundit i ndërmarrë në 10 vite, i lodhshëm dhe me pengesa nga operatorët telefonikë. Këta të fundit janë detyruar të reduktojnë kostot e telefonatave apo të mesazheve me 92%, dhe me 96% për navigimin në internet. Llogaritë vijnë nga Brukseli, zemra e Evropës, ku momentalisht qarkullon një ajër euforik.

Kur u përmend për herë të parë si tezë, në vitin 2006, u cilësua si blasfemi, nga një pjesë e mirë e eurodeptutëve, që sot, duken më të bindur se kurrë për masën e heqjes së tarifës Roaming. ndërkohë që sot tarifimi është nga 50 euro për gigabyte në 7.7 euro.

Por, TechSot.al raporton se jo të gjithë duan ta thithin ajrin auforik të Parlamantit Evropian. Ka ende nga ata që thonë se operatorët telefonikë vendas, pas heqjes së Roaming do të rrisin tarifat kombëtare, për të kompensuar të ardhurat që do të mungojnë nga 15 gushti.

Megjithatë, sido që të vijnë gjërat, cdo lloj ndërhyrje nga ana e operatorëve, sërish do të paguhet nga ne, konsumatorët./TechSot.al/