Kundër urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump mbi emigrimin, janë bërë bashkë 97 kompani teknologjike, mes të cilave Apple, Facebook, Google, Microsoft, Tëitter e Uber. TechSot.al raporton se ky union i kolosëve të teknologjisë, ka depozituar në gjykatën e Apelit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një kërkesë, ku kërkojnë aksion ligjor nga Shteti i Uashingtonit.

Në dokumentin që TechSot.al ka mësuar se është 53 faqe, i depozituar të dielën në mbrëmje, kompanitë, përshkruajnë pasojat negative të dekretit të Donald Trump.

I ashtuquajturi “muslim ban”, i bën një dëm kolosal bizneseve amerikane, sektorit të inovacionit, dhe perspektivës së zhvillimit të tij në të ardhmen, lexohet ne dokumentë, ku evidentohet se si emigrantët janë shndërruar në sipërmarrës të suksesshëm, në politikë po ashtu, janë artistë, dhe filantropë.

“Eksperienca dhe energjia e personave që kanë ardhur në vendin tonë, në kërkim të një jetë më të mirë për vetet dhe fëmijët e tyre, të për ndekur “ëndrrën amerikane”, kanë lënë ndikim pozitiv dhe kanë impakt social dhe ekonomik në vendet tona”, shkruajnë kompanitë teknologjike hi-tech.

Kolosët e teknologjisë kanë bërë një panoramë të sipërmarrësve, duke përmendur rreth 200 kompani, të vleresuara ndër më të suksesshmet,në klasifikimin e Fortune 500, mes të cilëve janë Apple, Kraft, Ford, General Electric, AT&T, Google, McDonald’s, Boeing e Disney”./TechSot.al/