Administratori i deleguar i Uber, Travis Kalanick, ka lënë detyrën si Këshilltar ekonomik i presidentit amerikan Donald Trump. TechSot.al ka mësuar se ky vendim është marrë për t’u vetdistancuar dhe të për distancuar Uber nga dekreti antiemigracion i presidentit amerikan. Po ndryshe ka ndodhur me Elon Musk. TechSot.al, raporton se CEO i Teslas dhe SpaceX, ka ndërmend të vazhdojë detyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë, si anëtar i Këshillit Ekonomik.

“Të jesh pjesë e këshillit, nuk do të thotë të mbështetësh presidentin Trump, apo vendimet e tij, për fat të keq kjo gjë është keqinterpretuar, konfirmon Kalanick, i kritikuar ashpër se u fut në këshill pikërisht teksa kreu i Shtëpisë së Bardhë anonconte bandën. Emigrimi dhe qasja ndaj refugjatëve, janë dy gjëra të rëndësishme të suksesit të vendit dhe të Uber”.

Në një deklaratë të publikuar në Tëitter, Musk ka nënvizuar se pjesëmarrja e tij në këshillin ekonomik, të krijuar nga Trump, nuk do të thotë se anëtarët kanë dakordësi me të dhe vendimet e tij. Objektivat e mi thotë Musk, janë të përshpejtojmë tranzicionin energjetik të botës, për një energji të qëndrueshme, që do të ndihmojë zhvillimin e mbarëplanetar./TechSot.al/