Instrumentët dhe aparatët dixhital, u ofrojnë fëmijëve shumë mundësi për të imagjinuar, për të shpikur, eksploruar dhe mënyra të ndryshme për t’u argëtuar me teknologjinë.

Por TechSot.al raporton se tashmë ekziston një mundësi më shumë. Quhet Toontastic 3D, është një aplikacion, me të cilin vogëlushët mund të pikturojnë, të bëjnë animime, të mbledhin aventurat e tyre, historitë, faqet e përrallave dhe cfarëdolloj gjëjë tjetër që nxit fantazinë e tyre. Më pas ato mund të shndërrohen në një miniskenë 3D dhe të organizohen duke ritreguar rrëfenjëzën si në një teatër me kukulla.

TechSot.al raporton se aplikacioni mund të shkarkohet në Google Play e App Store iOS për smartphone, tableta dhe cdo lloj aparati të Chromebook.
Kush ëndërron të bëhet regjisor, mësues, narrator, apo thjesht eksplorues të cdo lloj kufiri të imagjinatës, TechSot.al u uron që aplikacioni i ri t’i ndihmojë këta vogëlushë, për t’u zhvilluar imagjinatën, apo cdo lloj mënyrë për t’i bërë sa më krijues për një punë më të madhe nesër./TechSot.al/