Fakt 1: Telefonat bëhen pis.

Fakt 2: Shumica e telefonave nuk e pëlqejnë ujin shumë. Sapunin akoma më pak

Telefoni i ri i Kyocera-së, u lançua në Japoni të enjten. Quhet Kyocera rafre, që nuk është jo vetëm rezistent ndaj ujit; ajo gjithashtu mund të përballojë ujin e nxehtë dhe sapunin pa ndonjë problem, raporton TechSot.Al.

Ju mund të përdorni ekranin e telefonit me duar të lagura. Dhe në përputhje me ‘kornizën’ e kuzhinës, telefoni vjen me një aplikacioni të parainstaluar gatimi i cili mund të përdoret me gjeste dore.

Lidhur me specifikat, Kyocera rafre është një telefon në hyrje, me një ekran 5-inch, 2GB RAM, 16GB memorie, një kamera 13-megapixel, një bateri 3,000mAh dhe (surprizë e këndshme) Android 7.0.

Interesante, telefoni nuk ka një mikrofon tradicional. Në vend të kësaj, ai përdor teknologjinë “marrësin smart sonic” që transmeton zërin nëpërmjet dridhjeve./TechSot.Al