Twitter bën rinovime të tjera dhe përditëson seksionin “Explore”, duke filluar me aplikacionet për iPhone e iPad. TechSot.al ka mësuar se në javët pasuese do të përditësohet “Explore” edhe në aplikacionet për aparatët Android. I ngjashëm me atë të instagramit, kjo skemë do të përmbledh në një vend të vetëm, postimet tendencioze, videot më të mirat live, momente të vecanta dhe cdo rezultat kërkimi në mikroblog.

Objektivi sic shkruan TechSot.al, është ai i thjeshtimit të punës së përdoruesit, duke e nxitur të kalojë sa më shumë kohë mes katëgorive dhe shumëllojshmërive të platformës.

Në tentativë për t’u rilancuar, Twitter mesa duket po kërkon ndjekësa në jetën virtuale edhe në rrjete të tjerë social. Mikroblogu shkruan TechSot.al, prej pak kohësh ka hapur një llogari zyrtare në Instagram, pronë e Facebook, ku kërkon të promovohet si platforma ideale për të mësuar cdo lajm të fundit që del me breaking neës, dhe për të diskutuar me cështje me rëndësi të aktualitetit.

Twitter ka shfrytëzuar edhe funksionet e Storie, për t’u demonstruar të gjithë përdoruesve, tweet-et për nominimet Oscar. Linqet e lidhur me episodet e Storie, delegohen në portalin e Twitter./TechSot.al/