Twitter ka pezulluar llogarinë e Martin Shkrelit që të dielën pas ngacmimit që i ka bërë një gazetareje.

Shefi ekzekutiv i kompanisë farmaceutike ka ngacmuar në Twitter gazetaren Lauren Duca pasi kjo e fundit ka shkruar një artikull kundër Donal Trumpit në Teen Vogue.

Shkreli duke qenë një mbështetës i Trump e ka ngacmuar gazetaren duke e ftuar që të ishte shoqëruesja e tij në inagurimin e Trump.

Mesazh të cilin Duca e publikoi.