Galaxy S8, smartphone më i pritshëm për këtë vit në gamën e targuar nga Samsung do të lançohet më 29 mars. Lajmi u bë i ditur për TechSot.al, falë pakujdesisë së Evan Blass, i njohur për furnizimin e informacioneve online për botën e teknologjisë. Blass ka publikuar edhe një foto të të aparatitit të ri të Galaxy S8.

Smartphone koreanojugor, sic bëhet i ditur dhe nga The Giardian, që citohet nga TechSot.al, për herë të parë nuk do të ketë tastierën klasike të navigimit, duke liruar kështu hapësirë për ekranin.
Aparati do të mbërrijë në dy dimensione, 5,8 dhe 6,2 polësh, me një ekran të madh që zë rreth 83% të sipërfaqes së panelit frontal.

Të dy modelet raporton techSot.al, dduhet të integrohen në një ekran Edge, pra i përthyer në të dy anët.
Galaxy S8 ka një Ram 4GB, memorie te brendshme të integruar 64 GB, bateri nga 3.000 deri në 3.500 mAh dhe 20% më shumë eficencë energjie. /TechSot.al/