Super Mario Run, loja popullore që prej pak javësh është shkarkuar në iPhone, ka rezultuar një sukses mediatik, dhe një zhgënjim nga pikëpamja e fitimeve. TechSot.al shkruan se përballë 90 milionë shkarkimeve, vetëm 3% e përdoruesve ka marrë opsionin me pagesë të lojës.

Lifestyle Super Mario Run

Këto të dhëna janë marrë nga TechSot.al nga Wall Street Journal që ka cituar kompania Newzoo, e cila flet për rreth 30 milionë dollarë të faturuar nga shoqëria japoneze, e barabartë me rreth 3 milionë shkarkime, ose thënë ndryshe, pak më shumë se 3% në krahasim me shifrën kolosale 90 milionë download me pagesë që u regjistrua pak ditë më parë.

Sipas Newzoo, është pikërisht kjo arsyeja pse Super Mario Run, tashmë ndodhet në vendin e 7 të klasifikimit të lojërave me më shumë fitime, ndërkohë që klasikja e Candy Crush Saga, prej 5 vitesh kryeson listën e 10 më të mirave.

Një nga kritikat kryesore për lojën Super Mario Run e bërë nga përdoruesit që në fillim është ajo e vendosjes së pagesës për aplikacionin. Pasi rezulton që loja vërtet shkakrohet falas, por për të arritur në nivele superiore duhet të paguash dhe jo pak, por plot 9,99 euro.
Të kontaktuar online, analistët i thanë TechSot.al se Super Mario Run është një biznes model tipik i vjetëruar, dhe pikërisht kjo është shkaku i rënies prej disa javësh të vlerës së aksioneve në bursë të kompanisë Nintendo./TechSot.al/