Super Mario Run plotëson parashikimet.Loja e Nintendos e lancuar muajin e kaluar në iPhonë dhe iPad, do të mbërrijë edhe në smartphone tablet me sistem operativ Android. TechSot, raporton që zhvendosja do të fillojë prej muajit mars. Ndërkohë Nintendo anoncoi edhe mundësinë për t’u rregjistruar të përdoruesve që të jenë në korrentë për të marrë në kohë njoftimin kur loja të jetë gati.

Në aparatet e shtëpisë së Apple, Super Mario ka thyer cdo rekord shpejtësie të mbajtur deri pak më parë nga Pokemon Go, një tjetër lojë e prezantuar nga Nintendo.

Vetëm në 4 ditët e para të lancimit të lojës, sic ka raportuar edhe më herët TechSot.al, protagonisti hidraulik, italo-amerikan Mario, u shkarkua 40 milionë herë në të gjithë botën. Megjithatë nëse kapim pjesën e fitimeve, Pokemon Go vijon të jetë në vendin e parë për vitin 2016, nga të gjitha aplikacionet më të shkarkuara të App Store, me Super Mario Run në dhjetëshen më të mirë.

Në nivel arkëtimesh, videoloja Super Mario Run, vetëm ditën e parë mori 4 milionë dollarë. Sipas analistëve të Newzoo, që iu referua TechSot.al, në 90 milionë përdorues që kan shkakruar aplikacionin, vetëm 3% kanë vendosur të paguajnë për zhvilluar lojën, duke gjeneruar në total, 30 milionë dollarë.

Lancimi në sistemin operativ Android, parashikohet të rrisë të ardhurat, duke marrë parasysh numrin e madh të përdoruesve të kësaj platforme. Sipas NetMarketShare, Android ka rreth 65% të tregut të telefonisë mobile në botë.TechSot.al/