Po, modeli i ri Samsung Galaxy S8 do të jetë e mundur që të lidhet me një monitor, maus apo tastierë.
Për të marrë veten nga dështimi i Note 7 që u hoq nga tregu në vjeshtë për shkak të shpërthimit të baterisë, Samsung, ëhstë gati të na cudisë me modelin futurist, Galaxy S8, i pritshëm në fund të shkurtit. Sipas disa të dhënave që TechSot, ka mundur të sigurojë, smartphone i gjeneratës së re, do të hutojë të gjithë botën e biznesit, duke premtuar një përdorim më të gjerë, falë mundësisë së transformimit të aparatit nga telefon në një minikompjuter.
Lajmi i publikuar nga TechSot.al, i referohet faqes online të lajmeve tekonologjike, All About Windows Phone, e cila demonstron një telefon Samsung, të lidhur me një ekran, me tastierë dhe mause. Ilustrimi ëhstë paraqitur dhe nga “Samsung Desktop Experience. Next Mobile Workspace”.
Risia funksion në trajtë analoge, dhe aktualisht ëhstë funksionale në ekosistemin teknologjik të Microsoft. Bëhet fjalë për Continuum, që i lejon Windows Phone, të përdoret edhe si PC desktop i lidhur me monitor, mouse dhe tastierë.
Në 26 shkurt në Kongresin e Barcelonës, pritet prezantimi i Galaxy S8. /TechSot/