Shenjat tuaja të gishtave së shpejti do ju kërkohen në telefonin tuaj, për më shumë se sa zhbllokimi i tij. Planet e Tailandës kanë të bëjnë me blerësit e kartave SIM, të cilët do të duhet të regjistrojnë shenjat e tyre të gishtave.

Shenjat e përdoruesve do të shkojnë në një bazë të dhënash kombëtare, duke lejuar gjurmimin e identitetit të çdo përdoruesi të telefonit, sipas TechSot.Al. Përveç kartave SIM, operatorët celularë do të lançojnë aplikacione për të verifikuar shenjat e gishtave, duke i lejuar ata që të përputhin shenjën e gishtit të përdoruesit të pajisjes me atë që bleu kartën SIM.

Ky veprim ka për qëllim rritjen e sigurisë bankare celulare dhe për të zvogëluar rrezikun e mashtrimit.

Plani i gjurmëve të gishtave ka për qëllim për të ndihmuar në verifikimin e identitetit gjatë transaksioneve sensitive të tilla si mobile banking celular ose pagesa dixhitale./TechSot.Al