Loja aq shumë e debatuar, Pokemon Go është lançuar më në fund edhe në Korenë e Jugut. Vonesa u shkaktua nga frika e sigurisë së Google Maps, raporton TechSot.Al.

Në Korenë e Jugut, funksionet në Google Maps janë të kufizuara nga qeveria për arsye të sigurisë kombëtare. Krijuesit nuk kanë specifikuar se si ata kanë punuar rreth problemit, por disa raporte sugjeruan se ata do të duhet të përdornin të dhënat e vëna në dispozicion të publikut për të mbushur boshllëqet.

Loja, e cila është zhvilluar bashkërisht nga Nintendo dhe Niantic Labs, sfidon përdoruesit që të ecin rreth botës reale për të kapur figurat virtuale dhe trajnimin e tyre për të luftuar njëri-tjetrin.

Loja pati një ‘bum’ të madh kur u lançua në muajin korrik dhe, që atëherë, ajo është shkarkuar rreth 500 milion herë. Por loja ka rënë me shpejtësi në shkarkime në muajt e fundit, sipas firmës së matjes së aplikacioneve App Annie./TechSot.Al