Rënie në Bursën e Seulit të aksioneve të Samsung Eletronics. TechSot.al ka mësuar se titujt kanë pësuar rënie të konsiderueshme nga ,14%, pas prokuroës speciale të organit të akuzës koreanojugore që po heton mbi skandalin e presidentit të republikës Park Geun-hye dhe të bashkëjetueses së tij e Choi Soon-sil, për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Mandat arresti është kërkuar edhe për Lee Jae-yong, lideri de facto i grupit Samsung, dhe gjenerata e fundit i familjes themeluese. Lee. aktualisht në postin e zv.presidentit të Samsung Eletronics, u pyet për 22 orë të enjten e kaluar dhe akuzohet për korrupsion.

Prokuroria speciale, ka vendosur të ngrejë akuza zyrtare për korrupsion, edhe për Moon Hyung-pyo, kreu i National Pension Service, që dyshohet se ka mbajtur fondin kryesor të pensioneve publike për të mbështetur shkrirjen mes Samsung C&T dhe Cheil Industries, në vitin 2015, periudhë kur mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë.TechSot.al/