Një sistem i inteligjencës artificiale ka parashikuar në një mënyrë super të saktë se kur pacientët me probleme të zemrës mund të vdesin , sipas rezultateve të reja të publikuara në gazetën Radiology.

Studimi është ndërmarrë nga një grup shkencëtarësh në insitutin e shërbimeve mjekësore në Londër, i cili trainoi softëarin për të analizuar testet e gjakut dhe ndërtoi modelet 3D të zemrave që rrahin në mënyrë që të dallojnë shenja të dështimit të zemrës.  U caktuan 256 pacient të diagnostikuar më hipertension pulmonar , një tension gjaku i cili prek mushkëritë dhe mund të shkaktoje marrje mendësh, gjëndje të fikti dhe marrje fryme.

Duke ndjekur lëvizjet e 30000 pikave të ndryshme në zemrën e një pacienti , do të ndërtohej një skanim 3D të organit të zemrës. Duke kombinuar këto modele me regjistrin e mëprashëm të pacientit përgjatë 8 viteve , sistemi do të mund të mësonte mbi anomalitë të cilat do të sinjalizonin afrimin e vdekjes, duke bërë parashikime 5 vite në të ardhmen. Ky software parashikoi 80% te rasteve të pacientëve të cilët do të vdisnin vitin tjetër, raporton TechSot.al , ndërkohë që saktësia e doktorëve është vetëm 60%.