Google i afrohet një pjese të Twitter. Kompania e di Mountain View ka blerë disa produkte të Twitter për zhvilluesit. TechSot.al konfirmon se bëhet fjalë për “Fabric”, një platformë e krijuar për të lehtësuar zhvilluesit të realizojnë aplikacione dhe shërbime të integruara me pikënisje nga mikroblogu. Blerja është zyrtarizuar nga të dyja kompanitë e përfshira, por pa specifikuar detaje financiare të operacionit.

Sipas disa burimeve të cituara nga TechSot.al, si portali Recode, edhe Microsoft ishte i interesuar për të këtë zonë të Twitter. Kompania e drejtuar nga Jack Dorsey, raportohet për probleme financiare pas zgjidhjeve dhe vendimeve jo të mira që ka marrë, ndaj dhe po nxjerrë disa pika të forta në promovim.

Para Fabric, radhën e pati Vine, platforma për video flash të 6 sekondave, e cila u hoq si opsion pikërisht disa ditë më parë. Ndërkohë për sa i takon Fabric, aktive prej vitit 2014, furnizon zhvilluesit me instrumenta për të krijuar aplikacione në vetëm dy vjet, lexohet në blog.

Fabric numëron deri më tani 2.5 miliardë shkarkime në aparate celularë. Mes instrumentave të saj, tashmë të Google edhe Crashlytics e Answers, janë në krye për stabilitetin dhe analizat e aplikacioneve.

Punonjësit e vjeter do të punojnë në grup me zhvilluesit e Google, në vecanti në platformën Firebase, e krijuar nga Big G, pikërisht për të ndihmuar zhvilluesit , të krijojnë aplikacione sa më praktike dhe efikase/TechSot.al/