Amazon, Microsoft dhe Expedia kanë mbështetur një sfidë ligjore ndaj frenimit të emigracionit nga presidenti Donald Trump. Padia, e ngritur nga Prokurori i Përgjithshëm i Washington Bob Ferguson, ka për qëllim të provojë se urdhri i presidentit Trump, i cili përkohësisht ndalon shtetasit nga shtatë vendet me shumicë myslimane të hyjnë në SHBA, është jokushtetues.

Jeff Bezos i Amazon tha se firma e tij ka “përgatitur një deklaratë mbështetjeje”. Microsoft tha se do të jenë të lumtur për të dëshmuar “nëse është e nevojshme”.

Në një e-mail për punonjësit, Z. Bezos tha: “Ne jemi nje komb i emigrantëve me prejardhje te ndryshme, idetë dhe këndvështrimet e të cilëve na kane ndihmuar për të ndërtuar kombin prej me shume se 240 viteve. Asnjë komb nuk ka shfrytëzuar më mirë energjitë dhe talentet e emigrantëve. Kjo eshte nje përparësi e veçantë konkurruese për vendin tonë.”/TechSot.Al