Skenari i të ardhmes, ku makinat do të zëvendësojnë punën njerëzore, në disa profesione, tashmë është bërë realitet. Kjo gjë raporton TechSot.al po ndodh në kompanitë më të rëndësishme japoneze të sigurimeve, ku 34 punonjës, do të pushohen nga puna, për t’u zëvendësuar nga një sistem i inteligjencës artificiale, i aftë të llogarisë likujdimet shëndetësore, në mënyrë totalisht të pavarur.

Më inteligjentë se njerëzit

Sic shpjegon TechSot.al, vendimi do t’i lejojë kompanisë Fukoku Mutual Life Insurance të rrisë produktivitetin e saj me 30%, dhe njëkohësisht të përfitojë më shumë nga investimet në më pak se dy vjet. Përgjatë kësaj periduhe kohore parashikohet fititmi i 340 milionë Yen, ose thënë ndryshe në euro, 2.7 miliardë euro. Sistemi i inteligjencës artificiale thotë Techsot.al, bazohet tek Ibm Ëatson Explorer, që sipas drejtuesve japonezë, kanë një inteligjencë aq të madhe, sa janë në gjendje të mendojnë dhe veprojnë si një njeri.

Shpejtësi pa precedentë

Sistemi do të jetë në gjendje të analizojë dhe interpretojë cdo llojë të dhëne, audio, video, imazhe, dhe teste të pastrukturuara. Kompjuteri do të mund të analizojë mijëra certifikata dhe histori mjekësore, para te të kalkulojë shifrën që i faturohet pacientit. teknologjia artificiale do të garantojë një shpejtësi të paprecedentë në zhvillimin e këtij operacione sigurimesh. Megjithatë kompania japoneze e sigurimeve ka sqaruar se pagesat e llogaritura nga makina, do të duhet patjetër të aprovohen nga një anëtar i personit, para se të gjejnë zbatimin final./TechSot.al/