Është e njohur tashmë qe smartphone janë delikatë për lënien e shenjave, njollave, gjurmëve apo mbetjeve të llojeve të ndryshme, dhe kush dëshiron t’i mbajë të pastër, tashmë e ka zgjidhjen, dhe ajo…vjen nga Japonia.
Kompania Kyocera shkruan TechSot.al ka lancuar një smartphone të ri që mund të lahet me ujë të nxehtë direkt nga rubineti i cesmës, dhe me cfarëdolloj sapuni, apo detergjenti.

Aparati quhet “Rafre”, dhe ëhstë një përditësim në krahasim me modelin paraardhës, i cili mund të pastrohej me ujë të nxehtë, por vetëm me një lloj të caktuar detergjenti për duart. TechSot.al ka mësuar se “Rafre” shkon edhe më tej. Kompania ka marrë guximin të shpikë një material të tillë, që të mund të pastrohet në cfaredolloj situate, mjafton të ketë shkumë.

Mes aplikacioneve të tij, është dhe një aplikacion tjetër që i vjen në ndihmë amvisave në kuzhinë, duke i mundësuar navigimin për receta të ndryshme, vendos kohën e gatimit të një menuje të caktuar, dhe përgjigjet me gjeste, pa pasur nevojë për prekje të telefonit.

Një funksion i mirëmenduar në të mirë të gatimit, që kush merret me kuzhinën të mos bëj pis me duar aparatin e telefonit. Një vecanti tjetër e smartphone Rafre, është ekrani i tij “touch” që premton të funksionojë edhe nëse gishtat janë të lagur, apo nëse kemi doreza në duar.

Telefoni do të jetë i disponueshëm, garanton techSot.al, duke nisur nga muaji mars vetëm në Japoni, përmes operatorit KDDI, në tre ngjyra, i kuq, i bardhë dhe bojqielli./TechSot.al/