Kohët e sotme duket sikur nuk guxoni dot të futeni online pa u rrezikuar të infektoheni nga ndonjë virus ose pa iu vjedhur identiteti. Dhe ndonjëherë , duket sikur smund të bëni asgje për tu mbrojtur.

Disa nga kurthet më të zakonshme janë sitet phishing , të cilët e prezantojnë veten e tyre si një ëebsite legjitim i cili kërkon informacione legjitime. Tani duket sikur në browser ka një dobësi nga ku mund të futësh informacione sensitive pa qenë ju në dijeni , raporton TechSot.al.

Praktikisht disa browsera i plotësojnë në mënyrë automatike fushat e fshehura në site. Një haker publikoi pjesë kodi në Github duke demostruar sesi ai merrte informacione të tilla si karta e kreditit , skadimin e datave dhe kode sigurie me fusha të fshehura të cilat automatikisht mbushen duke aksesuar një faqe në një browser të Google  Chrome.

Mesa duket disa browsera preken nga ky fenomen si Chrome, Safari , Opera por sic duket Firefox nuk preket nga ky fenomen.

Deri në këtë pike , duket sikur ska zgjidhje pervec se të fiket opsioni autofill në browserin tuaj.

Shkoni në menun e Chrome, selekto Settings dhe pastaj zgjidhni “Shoë advanced settings : dhe pastaj hiqni klikimin nga ” Enable Autofill to fill out ëeb forms in a single click.”