Twitter mund të aplikojë opsionin e modifikimit të tweeteve, të publikuara . Në një sesion të publikuar te “Pyetje dhe përgjigje”, në mikroblog, numri një i kompanisë, Jack Dorsey thotë se është pro risisë së kërkuar nga përdoruesit. ”Është i nevojshëm” funksionimi i modifikimit të shkrimeve shkruan në një tweet, “për të gjithë, jo vetëm për përdoruesit e verifikuar”.
Në fakt shkruan TechSot.al, nuk bëhet fjalë për një opsion lehtësisht të realizueshëm. Shqetësim përbën funksioni “retweet”. Përdoruesit mund ta shohin veten duke ndarë mesazhe edhe komplet ndryshe nga ato fillestaret.
Në Facebook, psh ndodh që kur bëjmë një gabim në postim, mund ta modifikosh dhe të shohësh kronologjinë e postimit.
Në vitin e fundit Twitter ka futur disa risi, me qëllim që të të jetë o konkurrueshëm me Facebook, dhe të rrijë hap për hap me të. /TechSot.al/