Qeveria e SHBA-së ka filluar të pyesë për një numër të zgjedhur të udhëtarëve të huaj në lidhje me llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Lajmi erdhi të enjten nëpërmjet Politico dhe u konfirmua për edhe nga një zëdhënës i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare (CBP), pasi procedura  thuhet se ka filluar në fillim të javës.

Ky process pritej prej muajsh dhe është kritikuar nga mbrojtësit e privatësisë.

CBP po kërkon të dhëna për rrjetet sociale të cdo udhëtari që udhëton drejt SHBA nëpërmjet programit Visa Waiver Program, cka do të thotë se ata do të jenë në gjendje të udhëtojnë në vend për 90 ditë për biznes apo për kënaqësi pa vizë.

Kërkesa për rrjetet sociale është pjesë e Sistemit Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA), të cilën udhëtarët që duan një vizë duhet ta përmbushin para se të shkojnë në SHBA. Ky formular është përdorur për të vlerësuar “zbatimin e ligjit apo sigurisë”, sipas TechSot.Al.